E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngritja misterioze e Diverolit

Një kontraktor nga Miami, i cili është nën hetim për shitjen e armatimeve të vjetra drejt Afganistanit, arriti suksesin e biznesit të tij, pasi u cilësua në mënyrë të paligjshme si biznes i vogël. Përpara se emërtimi të shfaqej fillimisht nga Sistemi i Prokurimeve Federale rreth mesit të vitit 2006, 22-vjeçari Efraim Diveroli kishte bërë biznese me një përftim prej 8.14 milionë dollarësh me qeverinë federale nëpërmjet “AEY”.

E qëkur etiketimi SDB (biznes i vogël me disavantazhe) filloi të aplikohej, “AEY” ka fituar më shumë 204 milionë dollarë në kontratat federale. Por disa burime federale i thanë qeverisë, se “AEY” nuk ka qenë kurrë e certifikuar si një SDB. Zyrtarë të administrimit të bizneseve të vogla në Uashington dhe në Floridën e Jugut thanë se ata nuk kanë regjistruar kompaninë ose ndonjë nga pronarët e saj, qoftë dhe për të aplikuar si një SDB. “Ata nuk janë një SDB”, thotë një zyrtar nga zyra e Floridës së Jugut. Ata janë thjesht një firmë që është regjistruar si kontraktor qendror, me qëllimin e vetëm për të pasur të drejtën e marrjes së një kontrate.

Kompanitë e klasifikuara si një biznes i vogël social dhe ekonomik i pafavorshëm i seksionit 8 (a) të vitit 1953, sipas Aktit të Biznesit të Vogël, janë të pranueshme për përkrahjen e zhvillimit të bizneseve, përveç të drejtës për të pasur një kontratë. Programi SDB fokusohet në dhënien e ndihmës të disa kompanive që t’i bashkohen tregut federal. Kriteret e pranimit për seleksionimin e tyre janë të ndryshme. Një tjetër zyrtar i agjencisë tha se vetëm SBA (Administrata për bizneset e vogla) mund të marrë, të procesojë dhe të japë vendimet përfundimtare për aplikimin e SDB-së. Zyrtarët e programeve SBA 8 (a) dhe SDB nuk kanë asnjë dokument regjistrimi të “AEY”-së ose ndonjë pronari të saj. 

Sistemi i lehtë për t’u përdorur
“AEY” ishte programuar fillimisht si një SDB në 8 qershor të vitit 2006, nga një kontratë e Departamentit të Shtetit. “Kjo kontratë, me vlerë 629.977 dollarë, ishte përcaktuar si biznes i vogël. “AEY” u themelua në vitin 2007 nga Michael Diveroli, babai i Efraimit. Deri në vitin 2005 kompania ishte relativisht biznes i vogël, në kohën kur Efraimi, 19 vjeç, u bë president i firmës. Nga fundi i vitit fiskal 2005, kompania kishte përftuar më shumë se 7 milionë dollarë nga kontratat federale. Në mars të vitit 2007, “AEY” firmosi një marrëveshje prej 298 milionë dollarësh nëpërmjet Departamentit të Mbrojtjes, për një kontratë, sipas së cilës do të dërgonte armatime ushtrisë afgane dhe forcave të saj policore. Sipas një raportimi të “Neë York Times” dhe zyrtarëve të ushtrisë amerikane, e cila inspektonte imbarkimet, shumica e armatimit ishte prodhuar në vitin 1966 në Kinë. Kompania u pezullua nga kontrata federale muajin e kaluar. E ndërsa “AEY” do të lejohet për të përfunduar dërgimin e pjesës së mbetur të armatimeve drejt Afganit, sipas kontratës federale, pjesë e cila kap shifrën prej 143 milionë dollarësh, duhet të mbarojnë fillimisht hetimet e nisura. Zëdhënësi i “AEY”-së refuzoi të fliste në lidhje me ndonjërën nga kontratat e firmës që ai përfaqëson.

Nën hijen e familjes
Diveroli nuk rezulton të jetë anëtar i asnjërit prej grupimeve raciale të prezumuar si kategori në disavantazh: afrikano-amerikan, hispanik apo aziatik-pacifist. Edhe pse ai ka aplikuar për të përftuar statusin si një SDB, ka shumë mundësi që Diveroli të ketë shfrytëzuar një kriter tjetër ekonomik. Familja Diveroli ka në pronësi të saj disa kompani me prodhime ushtarake dhe policore, që të dyja të marra nga kontrata qeveritare. “Ëorldëide Tactical”, e cila merret me shitjen e rrotave zhurmuese, mbrojtësve të kraharorit dhe kostumeve fluturuese, operon me të njëjtën adresë si “AEY”, dhe është gjithashtu pronë e Michael Diverolit, babait të Efraimit. Që nga viti 2000, kompania ka fituar afro 1.2 milionë dollarë vetëm nga kontratat. Më tepër e suksesshme në tregun qeveritar ka qenë “Botach Tactical”, një kompani gjithashtu ushtarake dhe policore në Los Anxhelosin Jugor, e cila ka përftuar më shumë se 13 milionë dollarë nga kontratat, dhe është në pronësi të xhaxhait të Efraimit,  Bar-Kochba Botach. Kjo kompani, e cila reklamon shitjen e gomave balistike dhe pajisjet kimike e biologjike të armatimeve, punësoi për disa kohë Efraimin dhe të atin e tij, thotë “Neë York Times”. Ndërkohë që gjyshi i Efraimit, Yoav Botach, është një nga pronarët më të pasur të Los Anxhelos. Sipas një të përditshmeje të këtij shteti, thuhet se gjyshi i Efraimit zotëron 144 prona fitimprurëse në qytet dhe është ortak edhe në biznesin e djalit të tij, Botach Tactical. Yoav Botach është gjithashtu babai i rabinit Shmuley Boteach, autor librash me famë botërore dhe drejtues i një emisioni televiziv dhe një programi të famshëm radioje.  

Kontratat e “AEY Inc” që nga viti 2004

FY 2004          1,043,869 USD

FY 2005          7,328,329 USD

FY 2006          2,431,087 USD

FY 2007          201,707,453 USD

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›