Qato triumfon

“Jam shumë i lumtur që arrita të realizoja ëndrrën time, - tha Qato pas ndeshjes në “Ora Neës” dhe TVSH, - e dija se isha në formë shumë të mirë, por fillimi i ndeshjes i vështirësoi gjërat. Për fat dhe për shkak edhe të mbështetjes së publikut, ia dola të fitoja titullin e kampionit të botës”. Dedikimi i tij ishte për gjithë shqiptarët dhe sponsorin e tij, Ylli Ndroqi. “Fitoren ia dedikoj gjithë tifozëve që më mbështetën dhe gjithë shqiptarëve, por edhe sponsorit tim, zotit Ndroqi, pa ndihmën e të cilit unë nuk do të bëhesha dot kampion i botës”.
Rivali i tij, Sa, foli me respekt për shqiptarin, duke vlerësuar teknikën e tij. “E nisa më mirë ndeshjen dhe isha pranë fitores, por Qato boksoi shumë mirë sonte, - tha portugezi, - ai ishte tepër i shpejtë dhe teknik”.
Për vetë rëndësinë e takimit, federata WBF (World Boxing Foundation) pati të pranishëm në “Asllan Rusi” presidentin e saj Mik Krauçër dhe koordinatorin për Europën, Olaf Shrëder. Të dy drejtuesit botërorë e përgëzuan Qaton për suksesin. Qato sponsorizohet nga z.Ylli Ndoqi, pronari i kompanisë Yldon, ndërsa sponsorizues të ndeshjes ishin edhe MTKRS, Bashkia e Tiranës, Ora Neës TV, Univers Reklama, hotel “Rogner”, Austrian Airlines, Vivechrom, Joy Travel, Ajer Promotion etj.