Ngrohet moti, popullohen plazhet para sezonit veror
TIRANE-Plazhet e Vlorës dhe Durrësit po përgatiten për sezonin veror. Madje shumë persona nuk u kanë rezistuar sot temperaturave relativisht të larta dhe janë larë duke i paraprirë sezonit veror, që zyrtarisht hapet në Maj
Durrës
Plazhi i Durrësit ka nisur këto ditë të ndjejë gjallërinë e pranvërës. Veçanërisht në fundjavë qindra qytetarë nga Durrësi e Tirana vijnë për të shëtitur buzë detit, ndërsa fëmijët e ndjejnë vehten 'padronë' të shesheve prej rëre, ku mund të luajnë pa u shqetësuar.
Ndërkohë baret, restorantet dhe hotelete në këtë zonë kanë nisur nga përgatitjet për pritjen e pushuesve që dhe këtë verë do gjallërojnë zonën e plazhit. “Po pastrojmë dyshekët, krevatet, dhomat ku do të pushjonë këtë vit pushuesit”, thotë Arifi një prej hotelierëve në zonën e Golemit.
Durrësi vazhdon të jetë qendra më e frekuentuar verore në shkallë vendi dhe sipas të dhënave të bashkisë, vizitohet çdo vit nga 700 mijë pushues, pavarësisht se sa gjatë qëndrojnë në plazhet e tij.
Shumica e pushuesve dhe këtë vit pritet të mbërrijnë nga kosova, ndërsa pjesa tjetër janë emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit që zgjedhin të kalojnë pushimet verore në bregdetin shqiptar.
Në bregdet shihen ndërkaq edhe punonjësit e ndërmarrjes së komunale-plazhit, që kanë nisur të pastrojnë rërën nga leshtërikët e detit, mbeturinat dhe rrafshimin e dunave të rërës të krijuara gjatë dimrit. Në Durrës rreth 86 punonjësve të përhershëm të ndërmarrjes që kujdeset për Plazhin dhe Shkozetin, do t'u shtohen më pas edhe 30 të tjerë sezonalë, me nëntë automjete të rënda.
Pushuesit e parë duket të kenë ardhur. Janë nxënësit kosovarë të shkollave të mesme, që prej 10 vjetësh nuk presin stinën e verës, por udhëtimin e tyre nëpër Shqipëri e nisin dhe e mbarojnë në hotelet e plazhit.
Plazhet më të mëdha dhe më të frekuentuarat në Durrës janë Shkëmbi i Kavajës, Golemi dhe Mali i Robit
Vlorë
Plazhi i dytë i madh ne shkallë vendi është ai përgjatë bregdetit të Vlorës. Ditët e ngrohta me diell dhe temperatura të larta kryesisht gjatë mesditës kanë favorizuar sot pushuesit të nisin plazhin në bregdetin e Vlorës. Prej ditësh bregdeti është populluar nga pushues të shumtë që shijojnë bukurinë, ndërsa disa prej tyre kanë provuar dhe detin për herë të parë këtë vit, ndërkohë që sezoni turistik ende nuk ka nisur
Disa shëtisin për tu shplodhur, fëmijët dhe adoleshentët luajnë, ndërsa disa të tjerë kanë nisur plazhin, madje duke u larë në det. Sezoni turistik është rreth 1 muaj larg, por këta pushues nuk ngurojnë të ftojnë të gjithë ti bashkohen natyrës ndërsa temperaturat vijojnë të rriten.
“Nuk mund ti rezistosh kohës të mirë, kur sheh detin para” shprehet qytetar i Vlorës.
Infrastruktura e qytetit bregdetar ka qënë shqetësuese për pushuesit, por burime nga Bashkia e Vlorës bëjnë të ditur se puna vijon me ritme të përshpejtuara për t’i ofruar pushuesve kushte sa më normale sezonin që pritet të nisë muajin e ardhshëm.
(d.b/News24/BalkanWeb)