E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, fiton zyrtarisht partia e Putin, priten protesta

MOSKË- Gazeta zyrtare ruse publikoi sot rezultatet zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit, duke konfirmuar fitoren e partisë në pushtet Rusia e Bashkuar me 49,32 për qind të votave, ndërkohë që opozita po bëhet gati të mbledhë mijëra manifestues për të denoncuar manipulimet.

Sipas këtyre rezultateve të publikuara nga "Rossiïskaïa Gazeta", që prakikisht nuk ndryshojnë nga rezultatet paraprake të publikuara të hënën, partia e kryeministrit Vladimir Putin ka një mazhorancë absolute me 238 mandate ndër 450 në Duma, Dhoma e Ulët e parlamentit.

Rezultatet i japin 92 vende Partisë Komuniste që mori 19,19 për qind të votave, 64 partisë Rusia e Drejtë, e qendrës së majtë me 13,24 për qind dhe 56 Partisë Liberaldemokrate, nacionalste me 11,67 për qind.

Mijëra persona po bëhen gati të manifestojnë sot në të gjithë Rusinë me thirrjen e opozitës për të denoncuar rezultatet e këtyre zgjedhjeve, ndërkohë që vendi është përfshirë që nga fillimi i javës nga një mobilizim i paprecedentë prej vitesh, që po shtypet nga forcat e rendit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›