E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngutje pa arsye, por qellimkeqe

Partia Socialiste kritikoi qeverine dhe Kuvendin, se po kalojne me nxitim, pa arsye, por me qellim te keq, per miratim ne dy seancat e ardhshme plenare rreth 25 projektligje, qe rendojne buxhetin e shtetasve dhe cenojne mirekuptimin nderpartiak mbi reformen ne drejtesi. Nenkryetari i deputeteve socialiste, Erion Brace, ngarkoi me pergjegjesi kryetaren e Kuvendit gjithashtu, sikurse shumicen qeverisese, se po nguten per te miratuar se paku 6 projektligje per sistemin e drejtesise, te cilet kerkojne medoemos mirekuptimin e opozites. Brace shtoi se Partia Socialiste nuk do te jape mbeshtetjen per te arritur 3/5 e votave ne Kuvend per te 6 projektligjet qe lidhen per drejtesine. Sipas Braces, opozita nuk eshte e gatshme tani te jape mbeshtetjen per projektligjet ne fjale dhe kerkoi qe ne sesionin e ri te Kuvendit, nga janari te kete diskutime te gjera per to. PS-ja akuzoi sakaq shumicen, se po i ben bere shantazh kryeprokurores Ina Rama, lidhur me hetimin e ministrit te Jashtem, Lulzim Basha (ish-minister i Transporteve), per abuzime ne tenderimin e segmentit Rreshen-Kalimash, pjese e rruges Durres-Kukes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›