Niada Saliasi Une edhe nje e cmendur edhe tullace

Intervista/ Aktorja qe nuk ngurron te luaje skena erotike kesaj radhe ne rolin e se shpenguares Koko ne komedine Salla e banjes flet per personazhin e enderruar ne karrieren e saj
Niada Saliasi do te ndermerrte iniciativen e cmendur per tu qethur tulle nese do ti ofrohej roli i nje femre psikike. Ndersa pret per rolin e endrrave biondina simpatike do te ngjitet sonte ne skenen e Teatrit Kombetar per te interpretuar lozonjaren Koko nje franceze 22-vjecare qe eshte gati te vjele gjithcka te bukur nga jeta. Por ku ndahet dhe bashkohet ajo me personazhin e saj te komedise Salla e banjes...
Kokoja eshte nje personazh pikant ne komedine Salla e banjes me regji te Inis Gjonit. Nje vajze e cliruar nga komplekset qe deshiron te jetoje jeten. Si eshte ajo figure perballe 4 femrave te tjera
Kokoja po ta perifrazoj sikurse e ka thene zonja Hajrie Rondo do thosha qe eshte bizhuteria e grupit. Eumlshte nje vajze 22-vjecare shume e lumtur eshte personi qe ngre atmosferen e grupit dhe qe i ben vajzat te buzeqeshin eshte ajo qe ka nje energji uragani. Shkurt eshte nje vajze qe e merr jeten ashtu sic i vjen pa u menduar shume pa vene ne pune logjiken e akullt te pasojave. Ben ate qe i pelqen dhe kete e thote me ze te larte duke marre parasysh qe eshte nje vajze e re. Por eshte shume e zgjuar.
Ngjani ju me Kokone jashte skenes
Jo e kam pasur larg vetes sime ndoshta 180 grade sepse ne disa pika normal qe ngjajme. Une jam natyre shume racionale jam natyre qe perdor logjiken ne vend te spontanitetit apo deshirave. Mirepo e shoh si nje shans per te bere permes saj dicka qe ne jete nuk do ta kisha bere ndoshta kurre.
Si jeni futur ne brendi te ketij roli
Qe kur kam lexuar pjesen me eshte krijuar impresioni qe Kokoja eshte kokete. Luan eshte shume lozonjare etj. Normalisht qe kam shfletuar informacione per menyren sesi e ka shkruar kete personazh autorja per me teper qe edhe platforma regjisoriale me ka ndihmuar.
Mbetet bosh shpirterisht kjo figure ne fund te shfaqjes
Jo edhe pse thelle-thelle brenda cdo femre ekziston endrra per krijimin e familjes. Por per Kokone ka ende shume kohe per ta realizuar kete enderr ajo eshte vetem 22 vjece.
Ju keni punuar per disa kohe ne Kosove ku eshte shfaqur Sonte jam vetem e regjisorit/aktorit te njohur Enver Petrovcki. Cfare i ka shtuar karrieres suaj kjo eksperience
Do ta perifrazoja si nje eksperience shume te dobishme nuk gaboj kur bej kete krahasim lashe prinderit e mi ketu dhe gjeta nje prind te dyte atje i cili me eshte gjendur per cdo gje. Madje i gjithe stafi partneri im Ilir Tafa etj. kane qene shume te gatshem per te me ndihmuar edhe kur kam qene e semure. Ishte nje eksperience qe duhet ta kete cdo aktor ne jeten e tij.
Ku ndryshojne Teatri Kombetar ne Shqiperi dhe ai ne Kosove
Nuk e di sepse une jam e jashtme ne kete rast. Projekti ku u perfshiva une nuk ishte sipermarrje e Teatrit Kombetar por ishte nje projekt i sponsorizuar nga Digitalb ndaj ishte nje pune private dhe smund te flas per teatrin kombetar. Shikoni kur behet fjale per nje pune private une mendoj se roli behet me me shume dashuri sesa kur behet fjale per nje pjese te parashikuar ne buxhet qe duhet ti jepet x personi.
A mbijeton dot nje artist vetem me aktrimin
Eumlshte shume e veshtire. Une kam tre vite qe kam mbaruar shkollen nuk kam nje pune tjeter stabile them se eshte shume e veshtire por nuk dua te hapem ne kuader te televizionit pasi me pelqen te mbetem ketu ne teater sado e veshtire te jete.
Ju keni pasur fatin te interpretoni edhe rolin e Nene Terezes apo jo Shume persona pyesin se si ju besua juve ky rol...
Po ka qene nje projekt i marre persiper nga regjisori Ylli Pepo. Gjithkush qe me njeh mua tani me thote si ka mundesi qe ti te luash Nene Terezen. Mirepo behej fjale per periudhen e rinise se saj para se ajo te nisej per ne Kalkute. Nuk ka qene shume e veshtire per mua pasi duke qene se nga mami jam katolike informacioni nuk me ka munguar. Po keshtu kam lexuar edhe literature per nje emer boteror si nene Tereza. Keshtu qe nuk e kam pare si nje sfide. Pavaresisht se behet fjale per nje person si Nene Tereza qe ka pasur nje mision dhe qe ka bere vepra te medha ne rinine e saj edhe ajo ka pasur deshira si cdo i ri tjeter ka pasur endrra etj. Ne kete aspekt mendoj se nuk e kam pasur shume te veshtire. Besoj se me ndihmon edhe fakti qe nuk marr persiper shume projekte brenda nje viti ne menyre qe te bej transformimin e figures.
Ne filmin Gjalle qe ka marre pjese ne shume festivale ju keni luajtur disa pjese erotike. Mendoni se po hapet kinematografia shqiptare ndaj disa tabuve
Po mendoj se ka ndryshuar jane thyer keto tabu. Ose une jam pak tip i terhequr dhe nuk kam marre kritika nga koleget. Megjithate nga mediat me aq sa kam pare e degjuar eshte pritur mire. Une jam e idese qe nese veprimi behet ne kohen dhe vendin e duhur kurre nuk kercet dhe kurre nuk paragjykohet. Ne moshen 20-vjecare qe ishte personazhi i filmit cdokush e ka nje eksperiencen dashurore cdokush e shkemben nje puthje nje perkedhelje per me teper nuk ka pasur skena te ekzagjeruara apo jo
Ju keni marre pjese edhe ne Miss. E imagjinoni dot se cdrejtim do te kishte marre jeta juaj nese nuk do te studionit per Aktrim
Po por pervec kesaj kam pasur deshiren per tu bere inspektore krimi. Nuk e di pse. Ndoshta e perbashketa e aktrimi dhe kete deshire timen eshte ekzaminimi. Pra ne te dyja keto profesione ti duhet te germosh thelle per te hulumtuar dhe per te nxjerre fakte reale ne jete. Duken pak te cuditshme me kete lidhje qe bej une por germimi vertikal eshte pjese e te dyja ketyre puneve.
Po fakti qe jeni nje vajze e bukur sa ju ka ndihmuar per te fituar role
Nuk e di une e kam perjashtuar nga vetja ime faktin qe jam simpatike sepse kjo eshte nje dhurate e natyres. Nuk kam investuar asgje qe te jem kjo qe jam. Nuk besoj qe rolet i kam fituar se jam figure e bukur dhe jo sepse jam aktore. Do te me pelqente shume kjo e dyta ne fakt. Mund te jesh shume e bukur por mbetesh thjesht nje kukull qe nuk shpreh asgje.
Ju keni thene qe roli qe enderroni te interpretoni eshte ai i nje femre psikike ose me keq i nje te cmendure
Po keshtu eshte. Madje per kete rol do isha e gatshme edhe te qethesha te behesha tullace. E dashuroj.
Jeni ne kerkim per dicka te tille
Nuk e di une deshiren time e kam shprehur mbetet per tu pare nga regjisoret nese do krijohet nje figure e tille.