Njeriu qe donte sojin e vet

Agresive e zhytur ne thellesite me te erreta te psikes njerezore ne raportet konfuze qe krijohen mes arsyes dhe ndjesive shkrimtarja angleze Virginia Woolf vjen ne shqip perkthyer nga Elvana Zaimi me tregimet Njolla ne mur. Woolf renditet nder autoret moderne per sfiden me lexuesit per ta mbajtur gjalle ne proceset mendore deri ne ate qe studiuesit e quajne si qellim. Me poshte botojme nje prej tregimeve Njeriu qe donte sojin e vet
Ate pasdite ne nxitim e siper permes Dins Jardit Priket Elisi ndeshi Ricard Dallouejn a me sakte ndersa ata po ecnin veshtrimi anesor i hedhur vjedhurazi mbi tjetrin poshte kapeles mbi shpatulla u zgjerua dhe u njoh sakaq kishin njezet vjet pa u pare. Kishin bere shkollen bashke. Si ia conte Elisi Po me lokalin Sigurisht sigurisht- e kishte ndjekur kete ceshtje neper gazeta. Por aty nuk mund te flisnin dot. A mund te vinte per vizite ne mbremje Ata jetonin ne vendin e perhershem-mu atje prapa. Do vinin edhe nje a dy te ftuar te tjere. Ndoshta Xhojnsoni. Cdyndje paska tani tha Ricardi.
Mire pra- sot ne mbremje atehere i tha Ricardi dhe vazhdoi rrugen mu be shume qejfi ishte menjemend ashtuqe takovaate mik te cuditshem qe skishte ndryshuar as nje grime qe prej shkolles- nje djalosh gungac bucko atehere me paragjykimet qe i mbinin edhe nga veshet por cuditerisht i shkelqyer - fitoi Njukasellin. Mire pra - u largua tani.
Megjithate dhe pse Priket Elisi u kthye e pa Dallouejin te tretej tutje deshiroi tani te mos e kishte takuar ose te pakten meqenese personalisht perhere i kishte pelqyer te mos ia kishte dhene fjalen se do te shkonte ne festen e tij.
Dallouej ishte i martuar bente festa ndersa kjo sishte fare ne natyren e tij. I duhej te vishte kostum. Megjithate ndersa poafrohej mbremja ai mendoi meqenese i tha dhe nuk donte te tregohej i pasjellshem se duhej te shkonte.
Cfare zbavitjeje e tmerrshme Ishte edhe Xhojnsoni nuk u kishte mbetur gje per ti thene njeri-tjetrit. Ai kishte qene nje djalosh mburravec ishte rritur me ndjesine e te qenit i rendesishem ndash me shume nga sa ishte ne te vertete nuk kishte nje fryme te vetme ne ate dhome qe Priket Elisi mund ta njihte. As edhe nje. Ndaj dhe meqenese nuk mund te largohej menjehere pa pershendetur as Dallouejn i cili dukej gjithe i zene me detyrat e mikpritesit duke u ngutur sa andej-kendej veshur me nje jelek te bardhe i duhej te qendronte. Ishte nga ato gjera qe e velerisnin. Mendimi qe gra e bura te rritur te pergjegjshem e benin kete gje cdo mbremje te jetes se tyre Vijat thelloheshin ne mollezat e kuqe te rruara ndersa ai perkulej kundruall murit teresisht i heshtur sepse edhe pse punonte si kale e mbante veten ne forme me ushtrime dhe dukej i veshtire dhe i eger mu sikur mustaqet ti kishte te zhytura ne akull. Kreshperohej kercellinte. Kostumi i tij i lire e bente te dukej i shkujdesur i parendesishem i lene menjane.
Keto zonja e zoterinj delikate te ngeshem llafazane te pispillosur pa pike ideje ne koke vazhdonin te flisnin e te shkriheshin gazit dhe Priket Elisi i veshtronte dhe i krahasonte me Brunerat te cilet kur fituan ceshtjen kunder Birrarise Fener dhe moren dyqind paund zhdemtim nuk ishte as gjysma e atyre qe duhej te merrnin shkuan dhe me pese syresh i blene atij nje ore. Ishte nje gje shume e hijshme ishte nga ato veprime qe te mallengjenin dhe ai u skermitej me ashper se kurre ketyre njerezve te pispillosur cinike te suksesshem dhe krahasonte ndjesine e tanishme me ate cka ndjeu ne oren njembedhjete te atij mengjesi kur zoti dhe zonja Bruner te dy pleq te veshur me rrobat me te mira pleq jashte mase te respektuar dhe me nje pamje te paster e kishin lajmeruar per ti dhene dhuraten modeste sic i tha plaku qe rrinte persosmerisht i drejtuar ndersa mbante fjalimin e tij te mirenjohjes dhe respektit per menyren shume te afte me te cilen ju drejtuat ceshtjen tone dhe zonja Bruner ciceronte se vetem fale tij ata ndjeheshin ashtu. Dhe ata e vleresonin thellesisht bujarine e tij-sepse sigurisht ai nuk u kishte marre para.
Dhe pasi ai e mori oren dhe e vuri ne mes te oxhakut ndjeu se do te kishte dashur qe askush mos tia shihte fytyren ate cast. Ai per kete punonte- ky ishte shperblimi i tij dhe veshtroi nga njerezit qe tani ishin para tij dhe iu be sikur ata kercenin rreth atij casti ne zyrat e tij dhe mburreshin dhe ndersa perfytyrimi u tret-Bruneret u treten - aty mbeti vetem ai si i lene jashte asaj skene perballe kesaj popullsie armiqesore nje njeri krejtesisht i rendomte i pasofistikuar njeri prej atyre njerezve drejtoi trupin te veshur keq duke hedhur shikime inatcore pa fare atmosfere apo hiresie ngerthyer nje burre qe nuk ia dilte dot te fshihte ndjenjat e veta nje burre i zakonshem nje qenie njerezore e rendomte ne lufte kunder se keqes korrupsionit pameshires se shoqerise. Por nuk duhej tua hidhte me veshtrimin. Tani vuri gjyzlyket dhe filloi te qemtonte pikturat. Lexoi titujt e nje rreshti librash me se shumti poezi. Do te kishte dashur shume te lexonte serish disa nga te preferuarit e tij te vjeter-Shekspir Dikens - do te donte te kishte aq kohe sa te kthehej nje here nga Galeria Kombetare por nuk mundte - jo skishte mundesi.
Vertete qe nuk mundte - me boten katandisur asisoj. Jo kur njerezit kerkonin gjate gjithe dites ndihmen tende therrisnin haptas per ndihme. Kjo nuk ishte kohe per gjera luksi. Veshtroi nga kolltuket e trashe dhe thikat e letres dhe librat e trashe tundi koken duke ditur se vete nuk dot e kishte kurre kohe ishte i lumtur te mendonte se sdo tia bente kurre zemra ta kishte te vetin nje luks te tille. Njerezit do te tronditeshin po te mesonin se sa e blinte ai duhanin se i merrte rrobat hua. Ekstravaganca e tij e vetem ishte jahti i vogel ne Norfolk Brouds. Dhe vetem kaq ia kishte lejuar vetes. Nje here ne vit te pakten ai u ikte te gjitheve dhe shtrihej ne fushe me kurriz. Mendoi se sa do te tronditeshin ndashketa njerez sqimatare ndash po te merrnin vesh sa kenaqesi i lejonte vetes sepse ai ishte aq me te vjetren sa ti jepte rendesi dashurise per natyren pemet dhe fushat qe ai i njihte qysh femije.
Keta njerez sqimatare do te tronditeshin. Vertete po rrinte aty dhe pasi hoqi gjyzlyket dhe i futi ne xhep ndjeu se cast pas casti po behej me trondites. Dhe ishte nje ndjenje shume e pakendshme. Ai nuk e ndjente kete- qe e dashuronte njerezimin qe paguante vetem se pese pense ounsin per duhanin dhe e dashuronte natyren- natyrisht dhe qetesisht. Secila nga keto kenaqesi ishte shnderruar ne proteste. Ai besonte se keta njerez qe i percmonte benin qe ai te qendronte ne kembe te mbante fjalim dhe te justifikohej. Jam nje njeri i rendomte vazhdonte te thoshte. Dhe ajo qe tha me pas ishte shume e turpshme per te qe ta thoshte por prape e tha. Une kam bere me shume per sojin tim ne nje dite nga ckeni bere ju ne gjithe jeten tuaj. Vertete nuk mundi ta permbante vazhdonte te ndermerrte cast pas casti si atehere kur Brunerat i dhane oren- ai vazhdonte ti ndermendte vetes gjerat e kendshme qe kishin thene njerezit per njerezillekun bujarine e tij si i kishte ndihmuar. Ai vazhdonte ta shihte veten si sherbyesi i mencur e tolerant i njerezimit. Dhe do te donte ti perseriste keto lavde me ze. Ishte e pakendshme qe ndjesia e miresise se tij duhej te ziente vecse brenda tij. Ishte akoma me e pakendshme qe smund tia thoshte askujt cfare flisnin njerezit per te. Fale Zotit vazhdonte te thoshte ai neser do te kthehem ne pune dhe prape vazhdonte te ishte i pakenaqur thjesht te dilte nga ajo dere e te shkonte ne shtepi. Ai duhej te rrinte duhej te rrinte deri kur te perligjte veten. E si mund ta bente Ne ate dhome plot me njerez ai nuk njihte nje fryme te vetme se ciles ti fliste.
Me ne fund iu afrua Ricard Dallouej.
Dua te te njoh me zonjushen OKifi - i tha. Zonjusha OKifi e pa ne drite te syrit. Ishte nje grua gati arrogante me sjellje te vrazhda ne te tridhjetat.
Zonjusha OKifi donte nje akullore ose dicka per te pire. Dhe arsyeja pse ajo ia kerkoi Priket Elisit kete me nje sjellje qe atij ju duk mendjemadhe dhe e pajustifikueshme ishte se asaj pasditeje te nxehte ajo kishte pare nje grua dhe dy femije shume te varfer shume te lodhur te ngjeshur pas parmakeve te nje sheshi duke zgjatur kokat brenda.
Smund ti linin te hynin Kishte menduar me keqardhjen qe i ishte ngritur suvale ziente nga zemerimi. Jo e qortoi veten fill pas nje casti ashpersisht si te grushtonte veshet e vet. Kete nuk mund ta bente dot as forca e krejt botes. Ndaj dhe ajo mori topin e tenisit dhe e gjuajti mbrapsht. Kete nuk mund ta bente dot as forca e krejt botes tha ajo me terbim ndaj dhe po i thoshte si me urdher burrit te panjohur
Me sill nje akullore
Qe para se ta hante te gjithen Priket Elisi ne kembe para saj me duart bosh i tha se nuk kishte qene ne ndonje feste qysh para pesembedhjete vjetesh i tha se kostumin ia kishte marre hua kunatit i tha se nuk i pelqenin gjera te tilla dhe do te ishte lehtesuar shume po ti kishte thene edhe tjetren se ai ishte nje njeri i rendomte te cilit qelloi ti pelqenin njerezit e zakonshem dhe pastaj do ti kishte thene e sigurisht me pas do ti kishte ardhur turp per Bruneret dhe per oren por ajo e pyeti
A e keni pare Shterngaten dhe me pas sepse nuk e kishte pare shtrengaten a e kishte lexuar njefare libri Prape jo dhe ketu uli akulloren poshte a lexonte ndonjehere poezi
Dhe Priket Elisi duke ndjere ti lindte dic perbrenda qe do tia kepuste koken kesaj gruaje do ta bente viktime do ta masakronte e coi te ulej tej atje ku nuk do ti nderpriste kush ne dy karrige ne kopshtin e zbrazet sepse te gjithe ishin lart vetem ata mund te ndjenin zukamen dhe mermerimen dhe derdellitjen dhe tringellimen si shoqerimi i cmendur i ndonje orkestre fantazme i nje apo dy maceve qe arratisen permes barit dhe lekundjes se gjetheve dhe muzikes se verdhe e te kuqe te vallezimit ishte fillimi i dickaje shume te njemendte dhe plot me vuajtje.
Sa e mrekullueshme tha zonjushe OKifi.
Oh ishte e mrekullueshme kjo ngaster e vogel bari me kullat e Uestminsterit grumbulluar rreth te zeza te lartuara ne qiell fill pas dhomes se ndenjes u be qetesi pas asaj zhurme. Tek e fundit ata kete e kishin- gruaja e lodhur femijet.
Priket Elisi ndezi llullen. Kjo do ta trondiste zonjushen e mbushi me duhan te forte- pese pense e gjysme peni per ouns. Mendoi castin kur do te shtrihej ne varken e tij duke tymosur gati-gati e shihte veten i vetem qe pinte duhan ne ajer te hapur. Sepse gjithe kohes sonte ai vazhdonte ta kishte mendjen se si do te kishte qene po ta kishin pare keta njerez. Ai i tha zonjushes OKifi ndersa ndizte fijen e shkrepeses ne shuallin e cizmes se nuk shihte ndonje bukuri te spikatur ketu jashte.
Ndoshta ia ktheu zonjusha OKifi juve sju intereson bukuria i kishte thene se nuk e kishte pare Shtrengaten se nuk kishte lexuar libra dukej i mbajtur keq gjithe mustaqe mjeker dhe me ore me zinxhir argjendi. Ajo mendonte se per kete nuk duhej te paguaje asnje peni muzeumet vizitohen pa pagese edhe Galeria Kombetare po ashtu edhe vendi. Sigurisht ajo i dinte verejtjet- larja gatimi femijet por thelbi i gjerave ajo qe te gjithe kishin frike ta thoshin ishte se lumturia eshte shume e lire. Mund ta besh tenden per hicgje. Bukurine. Pastaj Priket Elisi i hapi rruge - kesaj gruaje te zbehte te vrazhde arrogante. Ai i tha duke tymosur duhanin e forte se cfare kishte bere ate dite. Zgjimi ne gjashte intervista kishte nuhatur tubacionet ne nje lagje te ndyre pastaj ne gjykate.
Ketu ngurroi me deshiren tia thoshte apo jo disa nga veprimet e veta. Po e shtypte kete deshire dhe sa vinte e behej me thumbues. Tha se i vinte per te vjelle kur degjonte gra te veshura e te ushqyera mire ajo perdrodhi buzet sepse ishte e hajthme dhe fustanin nuk e kishte sipas normes te flisnin rreth bukurise.
Bukuria tha ai. Frikohej mos nuk e kuptonte dot te bukuren te ndare nga qeniet njerezore.
Keshtu qe po shihnin me inat kopshtin e zbrazet ku dritat lekundeshin dhe nje mace rrinte nderdyshas mu ne mes te tij me kthetren ne ajer.
Bukuria e ndare nga qeniet njerezore Cdonte te thoshte me kete pyeti ajo papritur.
Po ja kete me nje rritim qe rritej gjithe e me shume ai i tregoi zonjushes historine me Bruneret dhe oren pa mbajtur fshehur edhe krenarine e vet. Kjo ishte e bukur i tha ai.
Ajo nuk kishte fjale te cilesonte tmerrin qe i shkaktoi historia e tij. Fillimisht mendjemadhesia me pas paturpesia e tij kur behej fjale per ndjenjat njerezore ishte blasfemi asnje njeri ne bote nuk ka perse te tregoje ndonje rast qe e duan sojin e tyre. Por ndersa ai e tregonte - se si plaku ishte ngritur ne kembe dhe kishte mbajtur nje fjalim - asaj i rrodhen lotet prej sysh ah sikur tia thoshin edhe asaj ato fjale Por menjehere me pas ajo ndjeu se ishte pikerisht kjo qe e kishte denuar njerezimin perjetesisht sdo arrinin kurre me larg se disa skena prekese me ore Brunere qe u mbajne fjalime Priket Eliseve dhe Priket Elise qe do te thone gjithmone se sa e duan sojin e tyre do te jene perhere te pertueshem te kompromentueshem dhe te frikur nga bukuria. Prandaj dhe shperthenin revolucionet nga dembelizmi dhe frika dhe dashuria e skenave prekese. Por prape ky njeri mori kenaqesi nga Bruneret e vet dhe ajo ishte e denuar te vuante ne jete te jeteve nga grate shume te varfra te cilat nuk i lejonin ne sheshet e tyre. Keshtu po rrinin ne heshtje. Qe te dy ishin shume te palumtur. Sepse Priket Elisi nuk u lehtesua aspak nga ato cka tha ne vend qe ti nxirrte gjembin zonjushes ia kishte ngulur me thelle lumturia e tij e mengjesit ishte rrenuar. Zonjusha OKifi ishte merzitur e peshtjelluar ishte e perbaltur ne vend se e paster.
Druaj se jam nje nga ata njerez shume te zakonshem i tha ai duke u ngritur qe e duan sojin e tyre. Pas ketyre fjaleve zonjusha OKifi gati sa sklithi Keshtu druaj dhe une.
Me urrejtje per njeri-tjetrin me urrejtje per gjithe shtepine plot me njerez te cilet ua kishin shkaktuar kete mbremje te dhimbshme zhgenjyese keta dy adhurues te sohit te tyre u ngriten dhe pa thene asnje fjale u ndane pergjithmone.