Vrasja e ushtarëve amerikanë, rriten dyshimet për terrorizëm

Detaje të tjera janë duke u publikuar në lidhje me vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në Frankfurt të Gjermanisë.
Sipas mediave ndërkombëtare Prokuroria gjermane po vazhdon hetimet, ndërkohë janë paraqitur edhe mosmarrëveshjet e para ndërmjet tyre dhe autoriteteve amerikane.
Prokurorët federale gjermane kanë thënë se ekziston dyshimi se akti ishte i motivuar nga islamizmi. Megjithatë, ministri i brendshëm gjerman Boris Rhein ka thënë se deri tani nuk është zbuluar se ai vepronte në ndonjë rrjet. “Nga hetimet tona deri më tani kemi mësuar se ai (Aridi) ka vepruar vetëm”, ka thënë ministri Rhein, raporton “The Guardian”.
Por zëdhënësi i Pentagonit, Dave Lapan, ka thënë se ende nuk dihet nëse në sulm kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë. “Përqëndrimi kryesor i hetimeve do të jetë përcaktimi nëse me Aridin kanë qenë të përfshirë edhe njerëz të tjerë”, ka thënë Lapan duke shtuar se ka shenja se bëhet fjalë për myslimanizëm të radikalizuar.
Raportohet se i riu Uka ka jetuar në një bllok apartamenti me një të dyshuar për terrorizëm, Rami M, i cili dyshohet se ka lidhje me Lëvizjen Islamike të Uzbekistanit.
Ndërkohë, i marrë në pyetje nga policia, Uka thuhet se ka këmbëngulur se kishte vepruar i vetëm dhe nuk ishte anëtar i asnjë grupi terrorist.
Por Spiegel Online thotë se Uka i ka thënë hetuesit se kishte kryer sulmin, pasi kishte parë një video në YouTube ku gratë myslimane përdhunoheshin nga ushtarët amerikanë.