E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nicki Minaj flirton me Justin Bieber

Ai mund të jetë marrëzisht i dashuruar me të dashurën e tij, Sleena Gomez, por kjo nuk ka penguar që Justin Bieber të flirtoj me Nicki Minaj, në xhirimet e videoklipit të tij të fundit.

"Beauty and a beat" është titulli i këngës, në të cilën Bieber ka një pjesë të realizuar në duet me Minaj.
Skenarin e videoklipit e ka shkruar vetë këngëtari 18 vjeçar, i cili është njekohesisht edhe regjisori i videos.
E veshur me ngjyrë rozë, në një kostum mjaft provokues, Nicki flirton me këngëtarin e ri, duke lëvizur qepallat e saj dhe duke luajtur me flokët sikur adoleshente, derisa Bieber i qëndron pranë.

(a.k/indeksonline/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›