E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nicole Kidman si Zsa Zsa Gabor?

Nga Express më 03 mars 2011 në ora 09:58

Aktorja legjendare dëshiron që në filmin autobiografik rolin e saj ta luaj Nicole Kidman.

Si pasojë, Kidman është kontaktuar personalisht nga Zsa Zsa Gabor (94) dhe burri i saj, sepse ajo insiston që këtë rol t’ia besojë saj dhe askujt tjetër.
“Ideja më erdhi ngase isha e mrekulluar me rolin e saj në filmin ‘Mullen Rouge”, tha Zsa Zsa (94), e cila që nga ai moment e zgjodhi për favoriten numër një për filmin që do të xhirohet sipas jetës së saj.

"Fjalëpërfjalshëm më shtyri që ta thërras dhe ta pyes a pranon”, deklaroi Frederic von Anhalta, burri i aktores legjendare Zsa Zsa Gabor.

"Ideja është e mirë edhe për shkak se Zsa Zsa luajti në ‘Mullen Rouge’ të vitit 1952, dhe Nicole e trashëgoi në atë rol”, shtoi ai.

Kidman ende nuk e konfirmuar e as mohuar pjesëmarrjen e saj në film.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›