Një dokumentar ndryshe për Egjiptin
Një grup gazetarësh dhe punonjësish të filmit nga Egjipti kanë themeluar një web-faqe, në të cilën, nga ata që ishin pjesëmarrës të protestave egjiptiane, kërkohen video-xhirime, fotografi, e-maila dhe SMS mesazhe që asokohe ishin dërguar nga vendngjarja.
Materiali që do të mblidhet në këtë mënyrë do të montohet pastaj në formë të një filmi dokumentar, synimi i të cilit është shfaqja e ngjarjeve në Egjipt ashtu siç e përjetonin vetë pjesëmarrësit e tyre.
Për pjesëmarrje në këtë projekt ‘crowdsourcing, të emërtuar si #18DaysInEgypt, nevojitet që përmbajtjet në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook, ose në web-faqet si YouTube dhe Flickr, të shënjohen me datën dhe vendin e xhirimit.
E gjithë lista e deritanishme e shënjimeve të tilla relevante mund të gjendet në web-faqen e projektit: http://www.18daysinegypt.com/#.