Humbësit më të famshëm
Kjo më së miri shihet tek pas përfundimit të ceremonisë, sepse ekziston një numër i madh i filmave të cilëve iu iku ky shpërblim, por që mbetën në kujtesë si margaritarë të kinematografisë botërore, ose të cilët përfituan statusin e kult realizimeve. Paralelisht, ka edhe filma të nderuar me Oscar, të cilët tashmë është harruar plotësisht.
Së këndejmi, shtrohet pyetja se a është vërtet “Fjalimi i Mbretit” filmi më i mirë, dhe se, as mos iu hy në hak, për shembull, vëllezërve Coen me mosndarjen e asnjë shpërblimi të Akademisë për ta. Kjo, natyrisht, mbetet të shihet.
Njëra prej padrejtësive më të mëdha në këtë aspekt daton nga viti 1941, kur për filmin më të mirë u shpall “Sa e Gjelbër Është Lugina Ime”, e regjisorit John Ford, ndonëse në konkurrencë me të ishte njëri nga filmat më të mirë të të gjitha kohërave, “The Citizen Kane” (Qytetari Kejn), i regjisorit Orson Welles. Nuk duhet harruar se filmi i Orson Welles edhe sot e kësaj dite mban prefiksin “kult”, megjithëse situata në fillimvitet e 40’a të shekullit të kaluar ishte paska më e ndryshme.
Dhjetë vjet më vonë, shpërblimin Oscar për filmin më të mirë e fitoi “An American in Paris” (Një Amerikan në Paris), edhe pse sot shumëkush do të ishte pajtuar se shpërblimi asokohe do të duhej t’i ishte ndarë filmit “Tramvaji i Quajtur Dëshirë” (A Streetcar Named Desire).
Duket se më shumë fat nuk pati as kult-filmi i Stanley Kubrick, “A Clockwork Orange” (Portokalli nga Ferri), i cili nuk u shpall si filmi më i mirë në vitin 1971, por si i tillë u shpallë filmi “Lidhja Franceze” (The French Connection). Për më tepër edhe filmi tjetër i mrekullueshëm i Kubrick “Dr. Strangelove”, i viti 1964, mbeti pa shpërblimin që iu nda filmit “My Fair Lady”.
Nga ana tjetër, Silvester Stalone, e pushtoi botën me filmin e tij “Rocky”, i cili fitoi shpërblimin Oscar për filmin më të mirë të vitit 1976, edhe pse në konkurrencë me të po atë vit ishin edhe klasikët si “Taxidriver” (Taksisti) i Martin Scorsese, dhe “All the President’s Men” (Të Gjithë Njerëzit e Presidentit), i Aalan J. Pakula. Scorsese u injorua nga Akademia Amerikane e Filmit edhe në vitin 1980, kur me filmin “Raging Bull” (Demi i Tërbuar), nuk iu nda shpërblimi kryesor, por ai i shkoi realizimin debutues të Robert Redford si regjisor i filmit “Ordinary People” (Njerëz të Zakonshëm).
E njëjta çështje do të mund të thuhet edhe për një vit para këtij, kur për filmin më të mirë u shpall drama simpatike “Kramer Against Kramer” (Krameri Kundër Kramerit), e jo klasiku i ditëve të sotme “The Apocalypse Now” (Apokalipsi Tani), i regjisorit Francis Ford Coppola.
Sipas kritikëve të filmit, Martin Scorsese u dëmtua edhe në vitin 1990, kur shpërblimi Oscar për filmin më të mirë i takoi realizimit “Dances With the Wolves” (Vallëzimi me Ujqër), i Kevin Costner, e jo filmit të tij “Goodfellas” (Djelmoshat e Mirë). Regjisori i famshëm u desh kështu të pres edhe plot 16 vjet, derisa nuk iu shërbye puna e tij gjeniale...