Të gjitha yjet në Belfast
Ceremonia, në të cilën do të paraqiten të gjithë emrat nga bota e muzikës, do të transmetohet ‘live’ nga Odyssey Arena. në Belfast, në fillim të muajit nëntor 2011.
Jeta dinamike e natës në Belfast dhe skena e tij muzikore njihen për nga numri i madh i artistëve, të cilët i pushtojnë majat e top-listave muzikore në botë, paraqet një themel të përkryer për njërën prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në botë, njoftuan organizatorët.
Kryebashkiaku i Belfast, Pat Convery, theksoi: "Është mrekulli që ndarja e shpërblimeve MTV vjen në Belfast. Prej këtu rrjedhin shumica e artistëve, Snow Patrol, apo legjendar Van Morrison. Jam tejet i lumtur që MTV ka zgjedhur Belfastin, sepse ky është një konfirmim i asaj që e dimë kaherë, se Belfasti është vendi ku ndodhë gjithçka”.
MTV ka bërë të ditur edhe planet për përgatitjen e një sërë ngjarjesh të tjera atraktive lokale në zonën përreth Belfastit, si njëlloj uverture për ndarjen e shpërblimeve të MTV.
Njëra nga ngjarjet më të mëdha dhe më të popullarizuara muzikore në botë, ndarja e shpërblimeve MTV EMA, mbahet për çdo vit në qytet tjetër. Qytetet që ishin nikoqirë deri më tani ishin Madridi (2010), Berlini (2009), Liverpuli (2008), Munihu (2007), Kopenhaga (2006), Lisbona (2005), Roma (2004), etj.