E Shtunë, 31 Tetor 2026

Niger, vriten dy francezët e rrëmbyer

Lajmin e bën të ditur agjencia franceze e lajmeve (AFP), që citon burime vendase të sigurisë. “Dy francezët e rrëmbyer në Niger u gjendën të vdekur. Ata ishin vrarë në territorin nigerian”, deklaroi një burim i sigurisë për rajonin.

Dy persona të kombësisë franceze u rrëmbyen të premten rreth orës 22:30-23:30 me orën lokale në një restorant në qendër të kryeqytetit të Nigerit, Niamei.

Sipas dëshmive të punonjësve të restorantit, dy individë të armatosur hynë me forcë në restorantin e mbushur me klientë dhe i detyruan të dy personat t’i ndiqnin pas. Ata u larguan së bashku me pengjet me një automjet tip 4x4 me targë të Beninit, ku i prisnin persona të tjerë të armatosur.

                                                                                             2011-01-08 20:49
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›