Kantrimen: KQZ veproi sipas ligjit me zbrazjen e kutive

Çdo vonesë në këtë drejtim, shton zyrtari i lartë amerikan, dëmton imazhin e vendit ose afatin për të hyrë në BE.
“Shqipëria u bë anëtare e NATO-s pasi plotësoi standardet e aleancës për një demokraci parlamentare evropiane. Që nga ajo kohë, ngërçi me zgjedhjet dhe mospjesëmarrja brenda sistemit politik shqiptar, ka dëmtuar jo vetëm emrin e Shqipërisë, por edhe mundësinë e saj për të ecur përpara drejt integrimit evropian, për t’u bërë anëtare e BE-së. Si anëtare e NATO-s dhe si një vend që thotë se është i gatshëm të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian, shqiptarët duhet të jenë në gjendje të negociojnë me njeri-tjerin dhe t’i zgjidhin problemet vetë në mënyrë demokratike përmes dialogut dhe kompromisit. Çdo vonesë në këtë drejtim dëmton imazhin e vendit ose afatin për të hyrë në BE”, ka deklaruar ai për Zërin e Amerikës.
Ai ka deklaruar se KQZ-ja veproi sipas ligjit. “Mendoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë punën në bazë të rregullave të tij. Ka ndjekur procesin e nevojshëm për të arritur në këtë vendim. Është e rëndësishme për të gjitha partitë dhe anëtarët e komisionit të marrin pjesë në këtë proces”, vazhdoi Kantrimen.
2011-01-09 08:50
[