Nigeri, bombë në kishë, viktima

Një shpërthim bombe shkatërroi një kishë katolike pranë kryeqytetit nigerian të Abuxhës, ndërsa janë raportuar viktima dhe të plagosur.
Shpërthimi ndodhi në kishën e “Shën Terezës”, në Medalla, në kohën kur po mbahej mesha e Krishtlindjeve.
Një zyrtar vendas u shpreh për reporterët se situata është aq dramatike, sa që autoritetet nuk kanë autoambulanca për të transportuar në spital të gjithë të lënduarit.
Sasia e ekplozivit ka qenë e tillë sa që shpërthimi është ndjerë deri disa kilometra larg, ndërsa xhamat e shtëpive pranë janë thyer.
Në disa zona të vendit, në rrugë patrullojnë forca të armatosura rëndë policore dhe të ushtrisë, pas një shkëmbimi zjarri me militantët islamikë, ndodhur të premten, në veri të Nigerisë.