Nigeri bombe ne kishe
Një bombë ka shpërthyer në një kishë, gjatë meshës së Krishtlindjeve duke shkaktuar vdekjen e rreth 20 personave si dhe mjaft të plagosur të tjerë. Shpërthimi ndodhi në kishën e Shën Terezës, në zonen e populluar Madala. Agjensia negeriane e emergjencës ka lëshuar alarmin për pamjaftueshmëri të ambulancave.
Ndërkaq rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet e organizates terroriste islamike “Boko Haram”, kundër policisë në disa qytete në veri të vendit. Sipas burimeve të policisë, viktimat e atentateve të së shtunës janë me qindra. “Të paktën 100 persona janë vrarë, në qytetin e Damaturu” ka thënë një burim i policisë lokale. “Rreth 69 deri në 100 viktima janë shënuar në Damaturu dhe Potiskum”, ka thënë një zëdhënës i departamentit të KB në Nigeri.
Një grup musliman radikal ka marrë përgjegjësinë për sulmet në kishat në Nigeri ku mbetën të vdekur të paktën 28 persona, në ditën e Krishtlindjeve.
Një zëdhënës i “Boko Haram”, morri përgjegjësinë për sulmet në një intervistë të dielën me “Trust Daily”, një gazetë në veri të Nigerisë. Ndërsa një tjetër shpërthim goditi një kishë në qytetin qendror nigerian Jos, dhe dy shpërthime të tjera kanë ndodhur në verilindje.
Në disa zona të vendit, në rrugë patrullojnë forca të armatosura rëndë policore dhe të ushtrisë, pas një shkëmbimi zjarri me militantët islamikë, ndodhur të premten, në veri të Nigerisë.