E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vriten 30 kryengritës në Afganistan

Ministria e Brendshme afgane tha se forcat e sigurisë kanë vrarë 30 kryengritës të dyshuar, në një seri të përleshjeve në gjithë vendin.

Një deklaratë e ministrisë theksoi se ushtria, policia dhe trupat e NATO-s kanë kryer një total prej 11 operacioneve në Afganistan në 24 orët e fundit.

Sipas deklaratës, shtatë kryengritës u arrestuan.

Ndërsa, ndarazi NATO ka bërë të ditur se një prej helikopterëve të vet është rrëzuar në rrethin Nahr-e-Saraj të provincës Helmand, pasi është qëlluar me armë zjarri nga toka.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›