E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB-ja shkurton buxhetin për vitet 2012-2013

Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, 193 vendet anëtare

kanë rënë dakord të shkurtojë buxhetin e organizatës botërore - për vetëm herën e dytë në 50 vitet e fundit.

Sipas një marrëveshje që u arrit javën e kaluar, buxheti dy-vjeçar i OKB-së për vitet 2012-2013 u vendos të jetë 5.15 miliardë, më poshtë se sa 5.41 miliardë sa ishte në vitet 2010-2011. Kjo përfaqëson një ulje prej rreth pesë për qind.

Raportet thonë se Shtetet e Bashkuara, që paguajnë më shumë se 20 për qind të buxhetit të OKB-së dhe vendet evropiane të prekura nga borxhi, kanë mbështetur vendosjen e shkurtimeve, ndërsa vendet në zhvillim kanë bërë thirrje që të ruhet niveli i shpenzimeve të mëparshme.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, ka përshëndetur këtë marrëveshje, por pranoi se negociatat janë "veçanërisht të vështira", sepse "qeveritë dhe njerëzit kudo janë duke luftuar" me vështirësi ekonomike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›