Nigeri, dhjetëra të vdekur nga përleshjet militantë-polici
Dhjetëra njerëz kanë vdekur në veri të Nigerisë, ku militantët islamikë kanë sulmuar rajone policie dhe ndërtesa të qeverisë.
Brenda dy ditëve numri i të vrarëve në Nigeri ka shkuar në të paktën 150 vetë.
Militantët që e quajnë veten talebanë, zhvilluan sulme në dy shtete, Yobe dhe Borno. Tensionet mes mbështetësve të predikuesit, Mohammed Yusuf dhe autoriteteve janë rritur prej javësh.
Policia bastisi ndërtesa që përdoreshin prej mbështetësve të klerikut, pas informacioneve të marra nga banorët vendas dhe konfiskoi armë dhe municione.
Megjithëse 12 shtete të Nigerisë veriore, që janë shumica myslimane kanë adoptuar ligjin islamik, Sheriatin, islamistët radikalë si Mohammed Yusuf besojnë se qeveritë e tyre janë shumë të influencuara nga Perëndimi dhe vlerat liberale.