Nigeri mbi 100 viktima nga atentatet

Janë të paktën 120 viktima nga një seri atentatesh të koordinuara në qytetin Kano, qyteti i dyteë më i madh i Nigerisë. Bilanci është bërë i ditur nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, ndërsa një gazetar i BBC-së ka raportuar nga spitali më i madh i vendit dhe ka thënë se, ka parë atje të paktën 150 trupa të pajetë. Ndërkohë një gazetar nigerian është vrarë në Kano, në veri të vendit, ndërsa po intervistonte disa dëshmitarë të atentateve, kur është qëlluar me armë zjarri. Policia në një deklaratë për shtyp tha se, zyra e shërbimit të sigurisë së shtetit, po ashtu dhe zyrat e pasaportave dhe emigrimit kanë qenë në shënjestër të sulmeve.
Atentatet thuhet se janë marrë përsipër nga grupi radikal islamik Boko Haram, emri i të cilëve do të thotë “edukimi i huaj është i ndaluar”. Grupi islamik ka qenë pas një fushate të dhunshme në pjesen veriore të vendit ku shumica janë myslimanë.
Situata në qytetin Kano pas atentateve, është marrë nën kontroll nga ushtria, të cilët po patrullojnë nëpër rrugët e qytetit, në mbështetje të policisë.