E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rifillojne kerkimet per anijen Costa Concordia

Shpresa për të gjetur trupa të tjerë nga Costa Concordia ka detyruar punëtorët e shpëtimit të rifillojnë kërkimet në pjesën e sipërme të anijes e cila minutë pas minute fundoset në brigjet italiane.
Kërimet nën ujë janë pezulluar për shkak të frikës se anija mund të rrezikojë jetën e punëtorëve.
Autoritetet tani janë duke vlerësuar opsionet e tyre. Një mundësi është ankorimi i anije mbi shkëmbij duke përdorur zinxhirët në ishullin e Xhilios.
Por kjo duket të jetë mjaft e vështirë pas konkordia peshon 110.000 ton dhe pjesa mbi ujë ndodhet 300 metra lartësi.
Një tjetër problem, paraqitet të jetë rjedhja e mbi 2 mijë ton karburant që sipas rojes bregdetare duhet të largohet, pa dhënë detaje për fillimin e këtij operacioni.
Një javë pasi anija goditi brigjet e Toskanës, gjetja e trupave të tjerë të zhdukur, është e pashpresë.
Shumë të afërm të të zhdukurve mbërritën në ishull. Ata thanë se situata është e tmerrshme, pasi njerëzit janë ende nën ankth.
Fakte të tjera dalin në dritë për kapitenin e anijes i cili pas përplasjes, kishte porositur darkën

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›