Egjipt Vellazeria Myslimane fiton zgjedhjet
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Egjipt, të parat zgjedhje që pas rënies së regjimit të Mubarakut kanë konfirmuar një fitore të partive islamike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare dhe ashtu siç dhe parashikonin sondazhet, partia Drejtësi dhe Liri, e njohur ndryshe si “Vëllazëria Muslimane” ka mundur të marrë 127 mandate në Asamblenë e re, e barabartë me 40 përqind të vendeve. Në vendin e dytë janë renditur myslimanët radikalë, salafitët me 96 mandate, ndërsa në vendin e tretë me 36 mandate u renditën liberalët e Wafd, 33 mandate mori Blloku Egjiptian, koalicion ku bën pjesë edhe partia e miliarderit Naguib Sauiris.
Këto ishin mandatet e ndara sipas sistemit proporcional, që jep 2/3 e 498 mandateve që do të ketë Asambleja e re e Egjiptit, 1/3 do të plotësohet sipas votimit në mazhoritar.
Egjiptianët votuan në 3 faza në periudhe 6 javore për të zgjedhur 498 anëtarët e Asamblesë së Popullit, ndërsa 10 anëtarët e tjerë do të caktohen nga regjimi ushtarak që po drejton vendin.
Rezultati i shpallur do të thote se partitë islamike kontrollojnë 2/3 e vendeve në Asamble. Asambleja e re do të nisë për herë të parë të hënën, ndërsa presidenti ri do të zgjidhet në qershor, sipas kalendarit të përcaktuar nga regjimi ushtarak.