Gorbaçov: Putin duhet të japë dorëheqjen
MOSKE – “Vladimir Putin duhet të japë dorëheqjen e menjëhershme përballë kontestimeve të paprecedenta kundër regjimit të tij”. Kështu ka deklaruar ish-presidenti sovjetik Mikhail Gorbaçov për një radio moskovite.
“Bën mirë të largohet tani në mënyrë që të mbahet mend për gjërat e mira që ka bërë gjatë kohës kur ka pasur pushtetin”, shtoi 80-vjeçari, i cili tashmë ka shumë pak ndikim në Rusi.
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën në qendër të Moskës për të shprehur inatin e tyre ndaj mashtrimeve të bëra në zgjedhjet e fundit parlamentare në Rusi.
Ata miratuan rezolutën “për të mos i dhënë as edhe një votë të vetme kryeministrit Vladimir Putin” në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm.
(er.nu/news24/BalkanWeb)