E Diel, 1 Nëntor 2026

Fuqitë botërore kërkojnë nga Irani hapjen e bazës Parçin

Gjashtë fuqitë botërore kanë kërkuar mbrëmë që Irani ta hapë bazën ushtarake Parçin për inspektorët atomikë të Kombeve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina, nëpërmjet një deklarate të përbashkët, thanë se ata kërkojnë që Irani të plotësoj detyrimin e tij për të hapur bazën Parçin.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) dëshiron që menjëherë të ketë të drejtë t`i ofrohet bazës Parçin afër Teheranit, ku besohet se Irani janë ndërmarrë shpërthime të simuluara atomike.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Jukia Amano, tha mbrëmë në Vjenë se Irani formalisht nuk ka e ka pranuar kërkesën e fuqive botërore.

Nga ana tjetër, lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, i ka mirëpritur komentet aktuale të prersidentit amerikan, Barak Obama, se çështja e mospajtimit atomik me Iranit duhet të zgjidhet me diplomaci, e jo me forcë ushtarake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›