Koreja e Veriut, Jong: Do te çudisim botën

WORLD CUP 2010 - Sulmuesi i Koresë së Veriut, Jong Tae Se, i konsideruar nga media aziatike si “Uejni Runi i Azisë”, deklaroi se Koreja e Veriut do të shokojë rivalët e saj në grupin B, Portugalinë dhe Bregun e Fildishtë, dhe do të avancojë për më tej përkrah Brazilit.
“Unë do të mbaj premtimin dhe do të shënoj një gol për çdo ndeshje”, - tha Jong, i cili shënoi të dy golat në barazimin 2-2 në miqësoren me Greqinë.
“Në grupin tonë do të jenë Brazili dhe Koreja e Veriut ato që do të avancojnë”
Koreja e Veriut merr pjesë për herë të dytë në një Kampionat Botëror pas atij të vitit 1966 në Angli, e të fituar nga vendi organizator.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 05 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili