Poetët shqiptarë e kosovarë në një mbrëmje në TK
Autori i Lajmit: red.
Një mbrëmje poetike, me pjesëmarrjen e poetëve bashkëkohorë shqiptarë dhe kosovarë do të organizohet këtë të premte, në Teatrin Kombëtar në Tiranë, si një bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Kjo mbrëmje, e cila mbahet në kuadër të Muajit të Kulturës Shqipëri-Kosovë synon promovimin e vlerave të përfaqësuesve të poezisë shqipe, si dukuri e emancipimit shpirtëror në përputhje me stadet e zhvillimit shoqëror, në kohë dhe hapësirat e ndryshme shqipfolëse. Interpretimi në salla të mbyllura i poezive të përzgjedhura, duket se ndikon kësisoj në njohjen nga afër me tiparet dhe prirjet që shfaqen në poezinë bashkëkohore shqiptare.
Ky lajm është publikuar: 27/06/2008