Liderët e BE-së nënshkruajnë traktatin fiskal

Traktati i ri fiskal ka qëllim të parandalojë 17 vendet e Eurozonës që të zhyten në borxhe siç ka ndodhur deri më tani me Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë, duke u vënë atyre kufi në raport me PBB-në. Për çdo shtet që nuk i përmbahet, parashikohen ndëshkime.
Për të filluar zbatimi i këtij pakti, ai duhet të ratifikohet nga 12 shtete të eurozonës.
Kryeministri britanik, David Kameron, i cili së bashku me homologun çek refuzuan të nënshkruajnë traktatin tha se samiti kishte pranuar idetë e tij për nxitjen e rritjes ekonomike.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e përshkroi marrëveshjen si një “hap të madh” dhe të prerë drejt bashkimit ekonomik dhe politik./Start/F. P/
2012-03-02 13:35