Sarkozi fshihet ne bar, protestuesit: “Nikolas dil jashtë”

Disa syresh nga turma më pas sulmuan me vezë edhe barin, i cili ruhej nga forca të shumta sigurie. Shumë nga turma bërtisnin "Nicolas kampora", e cila në gjuhën baske do të thotë “Nikolas dil jashtë”.
Rajoni bask shtrihet në jug-perëndim të Francës dhe në veri të Spanjës. Të indinjuarit protestonin për më shumë autonomi për rajonin bask.
Presidenti Sarkozi i përshkroi protestuesit në e qytetit jug-perëndimor të Bayone-t si “huliganë”. Ai arriti të dilte nga “Bar du Palais” ku u strehua pas rreth një ore.
Tepër i nervozuar pas incidentit, Sarkozi tha se “këtu jemi në Francë, në territorin e Republikës Franceze dhe Presidenti i Republikës do të shkojë çdokund. Nëse kjo nuk u pëlqen një grupi minoritarësh problematikë, aq më keq për ata”.
Sarkozi po ashtu u shpreh i shqetësuar që shikonte militantë të rivalit të tij, Hollande, teksa shoqërohen me “separatistë në protesta të dhunshme për të terrorizuar njerëzit e zakonshëm që duan vetëm një gjë: të takohen dhe të flasin me mua”.
Një zyrtar i lartë i skuadrës së fushatës së Hollandes më vonë duke theksuar se lideri i partisë dënon çdo lloj dhune tha se asnjë socialist nuk ishte i përfshirë në këtë incident.
Sondazhet tregojnë që Sarkozi ndodhet ende pas Hollandes, edhe pse presidenti aktual po zvogëlon diferencën./Start/F. Prroni/
2012-03-02 14:11