Nikoliç: Serbët në Kosovë, nën kërcënim për gjenocid
Serbi- Presidenti serb Timoslav Nikoliç i ka thënë një gazetë britanike se serbët në Kosovë po jetojnë nën kërcënimin e gjenocidit. Ai tha se çdo përpjekje për të imponuar autoritetin e qeverisë së Prishtinës do të çojë në eksodin e tyre.
‘Ç’ndodh nëse serbët dëbohen. Kush do të paanojë rezultatet e një gjenocidi të tillë? Ka një definicion të gjenocidit: nëse ju dëboni 40 mijë nejrëz, pavarësisht nëse ata janë gra, burra apo ushtarë dhe ndryshoni përbërjen etnike të territorit. Ky është gjenocidi’.
Nikoliç, i cili ndodhet aktualisht në Londër, i tha po ashtu gazetës ‘Guardian’ në një intervistë se ekziston rreziku se Prishina të jetë duke u përgatitur për të shkuar aq larg. Nikoliç tha se e vetmja forcë e armatosur në veri, përveç komunitetit ndërkombëtar, është etniteti shqiptar. ‘Unë jam i bindur se ata se kanë problem ta bëjnë atë menjëherë’. Sipas Nikoliç e vetmja gjë që e parandalon një veprim të tillë ishte prania e trupave të NATO-s.
Gjatë intervistës ai foli gjithashtu për pjesën veriore, me shumicë serbe në Kosovë, që nuk njeh autoritetin e qeverisë shqiptare të Kosovës dhe kundërshton deklaratën e pavarësisë e bërë në fillim të vitit 2008.
Sipas raportit ai gjithashtu u shpreh se do të marrë një qëndrim më të ashpër në bisedimet në Beogard -Prishnë në vazhdim. ‘Çfarë kompromisi është bërë nga Prishina deri më tani? Asnjë. Gjitha bisedimet kanë qënë në gjërat që Serbia do të pranojë. Serbia nuk ka vendosur ndonjë kusht’-tha ai.
“Guardian’ shkruan se Nikoliç theksoi në një deklaratë të mëparshme se nuk do ta ushtronte kurrë pushtetin në Prishtinë dhe i bëri thirrje presidentës së Kosovës, Atifete Jahjaga të pranojë se ajo kurrë nuk do të qeverisë në pjesën veriore të Mitrovicës. I pyetur nëse kjo nënkupton ndarje të Kosovës, Nikoliç u përgjigj: ‘Unë nuk e di, sepse nëse do të më pyesnit 20 vite më parë se atje nuk do të ketë Jugosllavi unë s’do ta kisha besuar. Nëse do më thonit se Serbia dhe Mali i Zi ndahen do t’ju thoja se kjo është e pamundur. Do të kisha thënë se Gjermania nuk do të ribashkohej por jeta na sjell surpriza. Unë s’mund të udhëheq politikën duke imagjinuar gjëra’.
Sa i takon krimeve të luftës Nikoliç refuzoi të konfirmojë nëse do të kishte dorëzuar të dyshuarit oër Luftën e Bosnjës, Radivan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç siç bëri paraardhësi i tij Boris Tadiç. Ai ripërsëriti mohimin e tij që vrasjet masive të myslimanëve në 1995-ën në Srebrenicë kanë qënë gjenocid. Teksa tha se presin që të trajtohen siç duhet nga ndërkombëtarët dhe ta ndihmojnë të rimëkëmbë ekonominë e vendit.
Sakaq pas intervistës së Nikoliç ka reaguar në Twitter kreu i opozitës shqiptare, Edi Rama i cili thotë: ‘Marrezia serbe eshte kthyer ne majen e pushtetit ne Beograd permes Nikolicit: “Serbet i kercenon nje genocid ne Kosove!”… Çfare idiotesie!’.
Dorina Bilbili/IDEA/