E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja thellon rënien ekonomike

Spanjë- Recesioni i Spanjës është thelluar në tremujorin e dytë të vitit teksa ekonomia u tkurr më 0.4%. Sipas të dhënave të publikuara sot kjo krahasohet me një tkurrje 0.3% në PBB-së në tre muajt e parë të vitit 2012.

Kostot e huamarrjes spanjolle 10-vjeçare goditen një rekord të ri prej 7.5% javën e kaluar në frikën se ajo mund të gjendet në vështirësi për të shlyer borxhet e veta ndërkombëtare.

Udhëheqësi i Eurogrupit, Jean-Claude Juncker ka bërë thirrje për Bankën Qendore Evropiane që të veprojnë për të ulur kostot e borxhit spanjoll.

‘Ne do të punojmë në marrëveshje të ngushtë me Bankën Qendrore Evropiane dhe me presidentin e saj Mario Draghi’-tha Juncker për shtypin gjerman dhe francez. ‘Mund të them se kemi arritur një fazë përfundimtare’-shtoi ai. Zoti Juncker i referua edhe marrëveshjes së fundit të arritur në samitin e Brukselit, lidhur me Fondin Evropian të Kreditimit, EFSF.

Sipas rregullave të EFSF-së fondi lejohet të blejë bono qeveritare në tregun primar në mënyrë për të lejuar kreditimin direkt të qeverive me borxhe të tilla si Spanja. Kjo është e rëndësishme në një kohë kur rregullat e BQE-së ndalojnë që të japë huadhënie direkte vendeve të tilla si Spanja dhe Italia.

Presidenti i BQE-së, Mario Draghi tha se do të takohet me Sekretarin Amerikan të Thesarit, Timothy Geithner për të biseduar gjatë ditës së sotme.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›