Rrufeja godet ndërtesën më të lartë në Nju Jork (Video)

Nga Express më 17 prill 2011 në ora 13:07
Një xhirim amator i cili paraqet goditjen e trefishtë të rrufesë në majën e ndërtesës Empire State për disa ditë është shikuar nga rreth 200.000 vizitorë në “YouTube”.
Xhirimi impresiv është realizuar gjatë një stuhie të madhe që para disa ditësh ka goditur Nju Jorkun.
Rrufeja nuk ka shkaktuar dëme në ndërtesë, por kjo nuk është e çuditshme pasi që rrokaqielli me 103 kate goditet nga rrufeja rreth 100 herë në vit.
Autori i xhirimit thotë se asnjëherë nuk ka parë një goditje të tillë të rrufesë në Empire State gjatë një nate.
“Ishte shumë interesante ta shikoje. E kam parë edhe goditjen e katërt, por nuk kam arritur ta xhiroj”, ka thënë ai.