Berlusconi bëhet “pishman”

Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, vetëm pak ditë pasi ka sugjeruar se ka mundësi që do të tërhiqet nga qeveria, ka ndryshuar mendjen dhe se theksoi se “nuk do të dorëzohet”.
Berlusconi gjithashtu tha se ai do të luftojë deri sa të jetë e nevojshme.
Kryeministri italian, i cili përballet me drejtësinë nën dyshimin për disa veprimtarive jo ligjore, ka kritikuar sërish gjykatësit e Milanos, duke thënë se ata po punojnë për të majtën dhe se tani po shpresojnë se do ta largojnë nga qeveria.
“Nuk do të jap dorëheqje. Do të jem në qeveri sado që të jetë e mundshme”, deklaroi Berlusconi, i cili vazhdimisht ka hedhur poshtë çfarëdo faji për akuzat me të cilat po përballet.
“Do të jetojë 120 vjet, edhe pse nuk jam i pavdekshëm”, deklarojë me humor kryeministri 74 vjeçar italian.
Sivlo Berlusconi është zgjedhur tre herë kryeministër i Italisë.
Në gjykatën e Milanos, Berlusconi përballet me akuzën se ka paguar një adoleshente për marrëdhënie seksuale.