Suspendohet Mikeli

Mesfushori i Chelseat, John Obi Mikel është suspenduar për tri ndeshje dhe është gjobitur me 60 mijë funte nga Federata angleze e Futbollit (FA) pas kërcënimit ndaj gjyqtarit, Mark Clattenburg.
Mikel pranoi akuzën nga FA pas incidentit që ndodhi në zhveshtoren e gjyqtarëve pas humbjes së Chelseat nga Manchester United më 28 tetor.
Reprezentuesi nigerian fillimisht kishte akuzuar Clattenburgun për fyerje racore gjatë duelit, që më pas u hodh poshtë në mungesë të dëshmive. Kurse vet Mikel është suspenduar për kërcënim ndaj Clattenburgut, si dhe është gjobitur nga FA.