Arsenali po vuan

Mesfushori i Arsenalit, Mikel Arteta ka pranuar se “njerëzit po vuajnë” brenda zhveshtores së gjigantit londinez, pas serisë së rezultateve negative në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve.
Por, spanjolli pret përgjigje pozitive nga ekipi duke filluar nga dueli me West Bromwich Albionin në Emirates Stadium të shtunën.
“Njerëzit po vuajnë, të gjithë janë të zemëruar. Por, ndoshta kjo është një gjë e mirë sepse tregon se futbollistët i kushtojnë rëndësi të madhe. Në skuadër vërehet zhgënjimi, dhimbja. Mirëpo, synojmë të fitojmë duke filluar nga takimi i radhës”, deklaroi Arteta për BBC Sport.