E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e sundimit të ligjit, shkak i dhunës

Nga Express më 04 gusht 2011 në ora 21:31

Komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Erhard Buhler, tha se mungesa e sundimit të ligjit dhe strukturat e fuqishme kriminale janë shkaktare kryesore të krizës aktuale në veri.

Duke folur për të përditshmen gjermane "Der Tagesspiegel", Byler tha se në këtë pjesë të Kosovës është dashur të vendoset shumë kohë më parë sundimi i ligjit.

"Ky është një nga shkaqet e problemit. Këtu është lejuar një kohë të gjatë formimi i strukturave radikale. Ato janë kryesisht struktura shumë të fuqishme kriminale, të ndërtuara me përbërje multietnike", tha Buhler.

Sipas tij, këto struktura menaxhojnë dhe financojnë forca të armatosura. Të njëjtat, shtoi Buhler, drejtojnë barrikadat dhe paguajnë njerëzit që qëndrojnë në to.

"Nga banorët paqedashës të veriut, ato kanë bërë pengje të tyre", tha Buhler.

Ai deklaroi se është në interes të Serbisë që situata në Kosovë të mbetet e qetë. Komandanti i KFOR-it shprehu besimin se Prishtina, Beogradi dhe komuniteti ndërkombëtar janë "shumë të interesuar për të vazhduar dialogun".

Buhler tha se "negociatat për krizën në Kosovë po vazhdojnë ende" dhe se bisedime do të zhvillohen edhe në nivelin evropian. /rel/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›