Turqia emëroi komandantët e rinj ushtarakë

Turqia i emëroi komandantët e rinj ushtarakë, pas dorëheqjes së katër komandantëve më të lartë të këtij vendi, për shkak të mospajtimit me qeverinë.
Presidenti i Turqisë, Abdulah Gul, pritet t’i miratoj emërimet e reja, në fund të takimit vjetor të Këshillit të Lartë Ushtarak, që diskuton për promovim dhe shkarkim të oficerëve.
Javën e kaluar, shefi i shtabit të armatës së Turqisë u tërhoq, së bashku me shefat e marinës, të armatës dhe të forcës ajrore, për shkak të frustrimeve me arrestimet dhe dënimet e qindra oficerëve, nën dyshime për përpjekje për përmbysjen e qeverisë me baza islamike, të kryeministrit Rejjep Tayyip Erdogan.
Erdogan i ka kundërshtuar promovimet e komandantëve të përfshirë në komplotet e dyshuara, prandaj shefi i shtabit protestoi se ata po dënoheshin pa vendim gjyqësor.