E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet agresroi i taksistit ne mbremjen e Vitit te Ri

TIRANE- Arrestohet grabitesi i trete i takstit te sulmuar naten Vitit te Ri ne
kryeqytet. Vladimir Kurti 21 vjec banues ne Kamez u arrestua nga policia e kryeqytetit si i dyshuar per sulmin me dhune dhe grabitjen e taksistit Ilim Sina. Ngjarja ndodhi me 31
dhjetor te vitit te kaluar kur Sina u mor per nje sherbim taksi nga qendra e Tiranes ne
drejtim te Kamzes.


Ne lidhje me vjedhjen e Ilmi Sines me profesion taksist u arrit
identifikimi dhe kapja e bashkepunetorit te fundit ne kete vjedhje e ndodhur me 1 Janar
2011 ne afersi te rruges Dede Gjo Luli ne zonen prapa Muzeut Kombetar ne Tirane-
tha policia ne deklaraten e Policise se Tiranes ne lidhje me ngjarjen e ndodhur
mesnaten e 31 dhjetorit duke u gdhire data 1 janar e ketij viti.


Sa me siper u realizua
ndalimi i shtetasit Vladimir Petrit Kurti 20 vjec banues ne Kamez sepse ne bashkepunim Hysen Daci 19 vjec Gjon Gjoka 18 vjec te dy banues ne Kamez dyshohet se i kane vjedhur me dhune mjetin taksi me targe TR 411 C Ilmi Sines 44 vjec- tha poicia.


Dy personat e arrestuar e moren per sherbim
taksie Sinen ne qender te Tiranes por ne Institutin Bujqesor ata sulmuan taksistin
duke i marre veturen dhe nje shume prej 10 mije lekesh te reja. Me pare Hysen Daci dhe
Gjon Gjoka kishin marre ne veture edhe Vladimir Kurtin.


Te tre se bashku personat
urdheruan taksistin nen kercenimin e armeve te ulej ne vendin e pasme dhe me pas e
moren vete taksine.


Pasi u futen ne nje rruge dytesore duke ecur me shpejtesi u perplas duke perfunduar ne nje kanal. Nga aksidenti mbeten te plagosur Daci dhe Gjoka. Ndersa Kurti arriti te arratisej dy te tjeret mbeten ne rruge dhe nuk munden te ecnin per shkak te plageve te renda te marra ne aksident.


Taskisti nuk mori plage nga aksidenti ndersa policia mberriti ne vendin e ngjarjes duke arrestuar dy
personat e dyshuar ndersa shpalli ne kerkim te tretin i cili u arrestua dy dite me pare.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›