E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolla: Marrëveshja ka dështuar nga punëdhënësit

Minatorët e Bulqizës kanë hyrë në ditën e 20-të, të grevës së urisë, ndërkohë që ende nuk është arritur një marrëveshje mes tyre dhe përfaqësuesve të kompanisë “ACR”.
Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kolë Nikolla ka deklaruar sa marrëveshja me punëdhënësit ka dështuar, duke ritheksuar se greva e minatorëve nuk është politike, por për të drejtat e tyre.
 

Ai po ashtu ka deklaruar se miniera e Bulqizës do të vetëmbyllet, nëse “ACR”, nuk do të bëjë investime. Nikolla, theksoi se minatorët kërkojnë hapjen e puseve të reja në nivelin 16-20, të minierës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›