Shijak, krim brenda familjes, burri vret gruan

Krimi brenda familjes është rikthyer këtë radhë në Shijak të Durrësit, ku bashkëshorti ka vrarë me armë zjarri gruan e tij.
Isuf Smoqi, 54-vjeç ka vrarë me armë gjahu, çifte, bashkëshorten e tij, 50-vjeçaren Bukurie Smoqi, në fshatin Pjezë. Ngjarja, ka ndodhur pas një konflikti familjar, dhe në momentin e krimit çifti ka qenë vetëm në shtëpi.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që mësohet se autori i krimit është vetëdorëzuar.