Nikolla: Nuk ikim, pa u plotësuar kërkesat tona
“Ne ende jemi në pritje të përgjigjes sa i takon kërkesave tona”. Kështu deklaroi kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikolla, ku në emër të minatorëve, kërkoi zgjidhje të kërkesave. Sipas tij, ende nu është arritur një zgjidhje dhe se ata janë ë bindur se nuk do të largohen pa zgjidhur këtë ngërç.
“Ne nuk arritëm asgjë, ne paraqitëm kërkesat tona. I dorëzuam kërkesat këshilltarit juridik të kryeministrit Berisha. I dorëzuam kërkesat, i verifikuan në Protokoll dhe ne nuk ikim pa u nëshkruar një marëveshje”, tha më tej ai, në një interviste për RTV "Ora News".
Të bindur për plotësimin e kërkesave të tyre, ata shprehen se këto kushte duhet të gjejnë zgjidhje para strukturave shtetërore.