E Diel, 1 Nëntor 2026

Partite politike doreshtrenguara me kandidatet femra per 8 Majin

Forumi i Vëzhguesve Vendorë për monitorimin e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në zgjedhje konstaton se partitë politike janë treguar shumë të shtrënguara në propozimet e kandidatëve femra për kryetare të njësive vendore dhe këshillat e këtyre njësive.

Deklarata është kryer në publikimin e raportit paraprak të monitorimit nga vëzhguesit e forumit, ndërsa në takim ishin ftuar edhe dy anëtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Dëshira Subashi dhe Vera Shtjefni.

Në deklaratë, vlerësohet se partitë politike që gëzojnë të drejtën për të propozuar anëtarë për KAZAZ-të në përgjithësi e kanë respektuar kërkesën e kodit për kuotën e përfaqësimit të grave dhe vajzave në administratën zgjedhore.

Dy anëtaret e KQZ-së, Subashi, e cila mban edhe postin e nënkryetares së KQZ-së dhe Shtjefni, vlerësuan sensibilizimit që po i bëhet çështjes së votimit në grup apo familjarë, si një prej ushtrimit të ndikimit dhe moszbatimit të së drejtës së votës.

Siç ato theksuan, femrat janë më të ekspozuara ndaj votimit familjar, kryesisht në zonat ku dhe sistemet patriarkale janë më të theksuara në familjet shqiptare, dhe se do të vlerësohen maksimalisht raportet e komisionerëve të qendrave të votimit, ku do të konstatohen shkelje të tilla.

Ndërsa iu referua rasteve të monitoruara nga aktivitetet elektorale koordinatorja e UN Uomen, Fjorela Shalsi, u shpreh se kandidatët dhe subjektet zgjedhore në përgjithësi i trajtojnë pak problemet për barazinë gjinore.

Koordinatorja ftoi monitorueset e forumit që të pasqyrojnë në raportet e tyre çdo rast të shkeljeve të barazisë gjinore në procesin e votimit të 8 Majit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›