E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolla: Shkarkimi i punonjësve, i paligjshëm. Bashkia: Rikonstruktuam drejtoritë

Shkarkimi nga puna i 70 punonjësve të Ndërmarrjes së Shërbimit Funeral në kryeqytet ka bërë që menjëherë të reagoj kryetari i Konfederatës Sindikaliste Kol Nikollaj, i cili në një prononcim për mediat theksoi se punonjësve nuk u është dhënë asnjë dokument me arsyet e përjashtimit nga puna.

Punonjësit thonë se janë njoftuar në datën 23 nëntor 2011 me shkrim se ndërmarrja do të ristrukturohet dhe punonjësit do të transferohen në ndërmarrjen e pastrimit të qytetit. Kur janë paraqitur në datën 3 në detyrë, atyre u është komunikuar largimi nga detyra, u shpreh Nikolla.

Ndërkohë që sipas Bashkisë së Tiranës shkarkimi i punonjësve është bërë në bazë të një analize të detajuar për rikonstruksionin e drejtorive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›