E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nikolla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk do procedojmë me mbarimin e mandatit të deputetit Berisha

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Në drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Mbledhja shqyrtoi projektprogramin e punës së Kuvendit për periudhën 1 Korrik-26 Korrik 2024 dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 1 Korrik-26 Korrik 2024.

Në fillim të mbledhjes, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, njoftoi Konferencës se, në mbështetje të nenit 71, pika 2.d, të Kushtetutës, Kuvendi nuk do të procedojë me mbarimin ose shpalljen të pavlefshëm të mandatit të deputetit Sali Berisha.

Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve, miratoi me mirëkuptim projektprogramin dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit si dhe propozoi zhvillimin e seancave plenare në datat 4, 15, 18 dhe 25 korrik.

1 nga 3

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›