E Shtunë, 31 Tetor 2026

Melanie Fiona, live me “Monday Morning” në Tiranë

SHKRUAN: Ilda Lumani 01-12-2010 12:39

"Monday Morning", apo "Give it to me right", që u bënë super hite në Amerikë dhe Europë në vitin 2009, do të vijnë më 4 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Këngëtarja kanadeze, Melanie Fiona, që theu rekorde me këngët e saj në hit paradet botërore, vjen për herë të parë për publikun shqiptar. Koncerti i saj organizohet nga Kompania “Living Room Show” dhe e ftuara speciale është këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila do të hapë dhe koncertin live të Melanie Fiona. Albumi debutues i kantautores, “The Bridge” (Ura), këngët e të cilit do të jenë pjesë e koncertit të saj në Tiranë, zbulon një sërë elementësh të saj. Njëherësh kanadeze, karakterin e saj artistik; e fortë dhe seksi, soditëse dhe e gëzuar, duke përzier tingujt e muzikës pop dhe soul, pavarësisht ndërrimeve të humorit dhe muzave të saj, Melanie Fiona, udhëhiqet nga shpirti në mënyrën e të kënduarit. Përsa i përket albumit, Fiona e entuziazmuar shprehet se ”Albumi thyen barrierat mes etnive, zhanreve, grupmoshave dhe gjinive. Ai nuk mund të përkufizohet si vetëm një gjë. Albumi ka një shpirt që është diçka e vjetër, nuk ka ende diçka të re. Unë ende bëj një jetë modeste. Vlerësoj gjërat e vogla në jetë, dhe dua që edhe njerëzit të mendojnë si unë. Unë kam përqafuar një mundësi që të jepet një herë të vetme në jetë, por dua që dëgjuesit e mi të kuptojnë se unë jam vetëm e tyrja”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›