E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nilmar: Fitorja ndaj Bayernit do na shtonte reputacionin

Sulmuesi i Vilarealit, Nilmar, mendon se fitorja ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve do t`i jepte reputacion skuadrës. Të mërkurën, “Nëndetësja e Verdhë” përballet me bavarezët në kuadër të Grupit A, ndërsa braziliani thotë se klubi e ka shansin që të sigurojë më shumë fansa në mbarë botën.
 

“Është gara më e madhe në botën e futbollit dhe të gjitha vendet të shohin duke luajtur. Shpresoj ta shfrytëzojmë këtë mundësi kundër rivalëve tanë, që të respektohemi në gjithë botën”, ka thënë Nilmar.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›