E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthim zbavitës për Fejzullahun

Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 11:52

Erton Fejzullahu ka debutuar me Mjallbyn të shtunën, në barazimin 0:0 ndaj Norrkopingut të Astrit Ajdarevicit e Shpëtim Hasanit. 23-vjeçari thotë se u zbavit në këtë takim, edhe pse nuk arriti të shënojë.

“Ishte zbavitëse, ngazëlluese. Kam ushtruar vetëm një javë këtu, por e kam kryer fazën përgatitore në Holandë, kështu që jam në formë të mirë. Mund të them se diferenca ndërmjet kampionatit holandez dhe atij suedez është e madhe”, thotë sulmuesi kosovar për Canal Plus, i cili luajti 83 minuta, për t’ia lëshuar vendin bashkëlojtarit Adam Berner. Atë e ka lavdëruar edhe shoku i skuadrës, Marcus Ekenberg.

“Shihet se Ertoni ka kualitet të lartë”, tha ai. Fejzullahu është huazuar në Mjallby këtë verë nga NEC Nijmegen, ku nuk e gjeti veten. Ai ishte huazuar në gjashtë muajt e fundit tek ekipi danez, Randers.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›