E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i Interit, planifikon ndërrim formacioni

Trajneri i Interit, Gian Piero Gasperini, është duke menduar të ndërrojë formacionin aktual, 3-4-3 në favor të një sistemi më tradicional taktik, 4-3-1-2. Filozofia e tij ka shkaktuar shumë debate që nga caktimi i tij si trajner i Interit, me dyshimet nëse ekipi ka mjaft lojtarë të aftë për t`iu adaptuar sistemit, por duket se ky koncept tashmë ka rënë, pas takimit të raportuar tre-orësh me drejtuesit e klubit.

Mendohet se Gasperini, i cili është shoqëruar nga presidenti Massimo Moratti dhe menaxheri gjeneral Marco Branca, kanë prekur disa tema me fokus në synimet e tij taktike, si edhe në disfatën 4-3 nga Palermo gjatë të dielës.
 

Një rikthim në formacionin 4-3-1-2 është propozuar dhe mund të jetë formula e duhur fituese për Interin, pasi ish-trajnerët Jose Mourinho dhe Leonardo që të dy e kanë shfrytëzuar atë me sukses në momente të caktuara të punës së tyre. Interi nesër përballet me turqit e Trabzonspor në kuadër të Ligës së Kampionëve, edhe pse nuk pritet që Gasperini të ndryshojë formacion për këtë takim.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›