E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nimiç, jo propozim të ri për emrin e Maqedonisë

Gjatë 20 viteve të kaluara kishte momente kur tek Athina, ose tek Shkupi kishte vullnet dhe fleksibilitet për të bërë kompromis për çështjen e emrit, mirëpo asnjëherë në të njëjtën kohë, ka deklaruar, Metju Nimiç, ndërmjetës i OKB-së për kontestin e emrit të Maqedonisë.

Nimiç thotë se, pas gjithë atyre viteve të një ndërmjetësimi të pasuksesshëm, sërish, beson se zgjidhja për emrin është e mundur dhe shpreson se kjo do të arrihet përmes dialogut dhe konstruktivitetit të të dy vendeve, palë në bisedime.

Por ai ka theksuar se tani për tani nuk ka në plan të dalë me një propozim të ri për emrin, ndërsa ka shtuar se nuk beson se ai propozim mund të jepte ndonjë rezultat.

Në intervistën dhënë gazetës greke "Katimerini", ai ka përshëndetur kontaktet bilaterale të dy kryeministrave, Nikolla Gruevski dhe Jorgos Papandreu, që sipas tij, hapin perspektivën dhe mundësojnë të tejkalohen mosmarrëveshjet për emrin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›