Nimic me propozime konkrete për emrin e Maqedonisë
Në Nju-Jork përfundoi raundi i bisedimeve midis Maqedonisë dhe Greqisë për tejkalimin e kontestit me emrin. Ndërmjetësuesi në bisedimet, ambasadori, Methju Nimic, deklaroi se në takimet e ndara dhe të përbashkëta ka nxjerrë propozime konkrete për tejkalimin e kontestit.
Propozimet e Nimicit, përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë, Adamantios Vasilakis dhe Zoran Jolevski do t’i dorëzojnë tek qeveritë e tyre.
Nimic potencoi se, idetë e paraqitura prezantojnë mendim të ri nga ana e tij dhe shprehi shpresën se të dyja palët do të gjejnë elemente pozitive.
“Propozimet janë konkrete. Shpresoj se Athina dhe Shkupi do të përkushtohen për gjetjen e një zgjidhje”, deklaroi Nimic, transmeton INA.
Ambasadori Nimic potencoi interesin e madh i cili po mbizotëron për këto negociata në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke nënvizuar se nën sekretari i OKB-së, Xhefri Felsman i ka ndjekur këto bisedime, që është rasti i parë i tillë.
(a.k/BalkanWeb)